Censi i shpendëve ujorë dimërues/ Topi: Ka një rënie të numrit të shpendëve të ujit. Janë zvogëluar sipërfaqet e përshtatshme për to (VIDEO) 

Censi i shpendëve ujorë dimërues/ Topi: Ka një rënie të numrit të shpendëve të ujit. Janë zvogëluar sipërfaqet e përshtatshme për to (VIDEO) 

Data 13 janar shënoi nisjen e Censusit të Shpendëve Ujorë Dimërues.

Teksa ende ekspertët po merren me numërimin e të dhënave në terren, studiuesi i shpendëve të egra, Mirjan Topi, në një intervistë me MCN live, vë në pak faktin se këtë vit regjistrohet një rënie e numri të shpendëve në mjediset ligatinore krahasuar me shtatë vite para.

Në këtë grafik që tregon të dhënat grumbulluara nga viti 2017-2023, sikundër shihet ka një prirje rënëse të numrit të përgjithshme të shpendëve të ujit të ligatinave në mjediset që inventarizohen.

Është pikërisht ajo që thamë më herët se këto të dhëna tregojnë se duhet realizuar një analizë shkencore dhe e plotë për të kuptuar se pse kjo po ndodh.

Në pamje të parë është një pamje që na tregon, edhe pse jo domosdoshmërisht që ligatinat në Shqipëri nuk po menaxhohen si duhet, cilësia e tyre po degradon, cilësia e tyre në këtë vit është me e keqe se ne 2017.

Ka shumë gjasë që kjo të jetë e vërtet dhe duhet analizuar rezultate dhe më tej të shohim shkaqet dhe të gjejmë shkaqet dhe të ndërhyjë për përmirësimin apo analizimin e këtyre shkaqeve negat8ive që po degradojnë ekosistemet tona ligatinore.

Eksperti Topi, shpreh brengosjen e tij se më gjithë këtë punë të regjistrimit të të dhënave të shpendëve te egër, ato të dhëna çdo vit kur përdoren nga institucionet.

Tani pyetja qëndron që shumë mirë që po kryhet censusi, por a përdoren të dhënat e censit.

Në gjykimin tim, unë vë re që ndonëse institucionet janë angazhuar për realizmin e saj, unë ende nuk kam parë në angazhim në përdorimin e tyre në mënyrë serioze të të dhënave që grumbullohen nga ky aktivitet i rëndësishëm. Nëse do merrej një krahasim është njësoj si të punojmë dhe të mbjellim një sipërfaqe me drithëra dhe të mos e vjelin dhe ta lëmë të kalbet.

Në këtë pikëpamje puna jonë nuk ka asnjë vlertë nëse nuk përdoren të dhënat, ne mund të grumbullojmë të dhëna, por nëse ato nuk përdoren duket sikur po e bëjmë sa për sy e faqe, për të dhënat pse janë arsyeja se pse bëhet ky census nuk behet.

Të dhënat jo vetëm që nuk përdoren por ka raste që bënë zhvillime të cilat janë ë këndvështrim me të dhënat që jepen në terren. Unë inkurajon institucionet që të angazhohen dhe ti tregojnë publikut qe po i shërbejnë politikave veprime qe janë në dobi të mirmenaxhimit të ekosistemeve natyrore në Shqipëri, që ndikojnë  në mënyrë të drejtpërdrejte në jetën tonë.

Eksperti Topi e sheh si problematikë ndryshimet klimaterike dhe ndërtimet në breg të lumenjve dhe liqeneve.

Janë evidente shkaqet e ndryshimeve klimatierike. Janë tjetërsuar shumë habitate për shpendët.

Janë zvogëluar sipërfaqet e përshtatshme për to . Ato në shumë raste nuk kanë habitet për tu akomoduar dhe kanë më pak aksese për tu ushqyera në ligatinën e VjosëNartës, p.sh. ku po ndërtohet Aeroporti.

Duke u tjetërsuar habitate për shpendët kur po ndërtohet në disa zona, normalisht që numri i shpendëve do të bie.

E njëjta ndodh edhe midis Karavastas dhe Nartës nuk një sipërfaqe është mbuluar nga panelet diellore, dhe kanë shkatërruar kolonitë e shpendëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy