Zbardhet tentativa për grabitjen e argjendarisë në Shkodër/ Arrestohet 29-vjeçari dhe dy shokët e tij (VIDEO)

Zbardhet tentativa për grabitjen e argjendarisë në Shkodër/ Arrestohet 29-vjeçari dhe dy shokët e tij (VIDEO)

Një 29-vjeçar me inicialet F.B., është arrestuar sot në lidhje me një tentativë për të grabitur një argjendari në Shkodër, në gusht të këtij viti. Në lidhje me këtë rast gazetarja Bendis Druni raporton në Mcn Live:

"Personi që ka hyrë në argjendari për të vjedhur, ka qenë me një skafandër motomjeti. Ngjarja ka ndodhur më 29 gusht. Autori ka hyrë në argjendari, ka tentuar ta grabisë atë dhe ka patur një pistoletë me vete. Personi më pas është tërhequr duke ikur, duke lënë edhe motomjetin në vendngjarje. Janë prangosur 3 persona. Në momentin kur është arrestuar 29-vjeçari me inicialet F.B., në makinë kanë qenë edhe dy persona të tjerë, që akuzohen për përkrahje të autorit".

 

Në njoftimin e Policisë së Shtetit lidhur me rastin thuhet:

 

"Më datë 29 gusht 2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti, ai tentoi të vidhte në një argjendari në Shkodër. Në momentin e ndalimit, 29-vjeçari kishte me vete sasi Cannabisi. Në banesën që ai kishte marrë me qira, në Tiranë, me qëllim fshehjen, mbante pa leje, 1 armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, në këtë banesë u gjetën 2 maska silikoni, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, si dhe 550 dollarë (kartëmonedha false)".

 

Ndërkaaq janë arrestuar për përkrahje të 29-vjeçarit, 2 shtetasit që lëviznin me të, në automjet, në momentin e kapjes.

 

Në kuadër të operacionit “Identikiti”, shërbimet e DFPO-së, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, dhe të Komisariatit të Policisë  nr 4, Tiranë, bazuar në informacionet e marra,  kapën në lagjen “5 Maji”, Tiranë, duke lëvizur me një automjet tip “Audi”, dhe vunë në pranga shtetasit F. B. alias F. B., 29 vjeç, Xh. D., 21 vjeç dhe E. E., 19 vjeç. Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B. alias F. B. u vu në pranga sepse Gjykata e Shkodrës më datë 30.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i tentativës për të vjedhur në një argjendari, në lagjen “Vasil Shanto”, ku hyri më datë 29.08.2025, i armatosur dhe i maskuar me skafandër motomjeti. Gjatë kontrollit fizik në momentin e arrestimit, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

 

Më tej, gjatë kontrollit në banesën që kishte marrë me qira, në Tiranë, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 2 maska, municion luftarak, 3 pajisje për grirjen e lëndës narkotike, 550 dollarë (kartëmonedha false), shumë lekësh dhe aksesorë, të cilat u sekuestruan së bashku me 2 automjete dhe me 1 celular.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy