Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, Zhabina: SPAK e dinte vendndodhjen, kishte koordinim me autoritetet atje (VIDEO)

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, Zhabina: SPAK e dinte vendndodhjen, kishte koordinim me autoritetet atje (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina komentoi në ‘MCN Live’ konferencën e parë për shtyp të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho duke u ndalur te çështjet konkrete që, sipas tij, përbëjnë interesin kryesor për publikun. Ai tha se, ndonëse u prezantuan shifra mbi punën e institucionit, vëmendja e gazetarëve ishte përqendruar te hetimet dhe dosjet më të rëndësishme.

 

Takimi ishte i pari i këtij formati që Braho kishte përgatitur. Sigurisht, ai e kishte mbështetur bilancin e punës edhe te shifrat, por për gazetarët dhe mediat ato nuk thonë shumë nëse nuk shoqërohen me çështje konkrete. Edhe pyetjet ishin të fokusuara pikërisht te këto dosje. Një prej tyre ishte arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, ku nga ajo që deklaroi Braho u kuptua se SPAK e dinte vendndodhjen e tij, kishte pasur kontakte me drejtësinë franceze dhe dukej qartë se kishte një koordinim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre franceze për finalizimin e operacionit.

 

Gazetari tha se një tjetër element i rëndësishëm lidhet me identifikimin e pasurive të Beqirit jashtë vendit, duke theksuar se pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për hapat e mëtejshëm hetimorë.

 

Braho bëri të ditur se janë identifikuar pasuri të Beqirit në Francë dhe la të kuptohet se shumë shpejt do të ketë një njoftim zyrtar për veprimet hetimore që janë kryer atje. Duke parë edhe gatishmërinë që ai kishte për të folur për dosjen e AKSHI-t, besoj se nuk do të vonojë sqarimi i kësaj pjese. Nëse këto pasuri provohen si të lidhura me aktivitet kriminal, atëherë SPAK duhet të ndërmarrë sekuestrimin e të gjithë pasurisë së Beqirajt.

 

Ai u ndal edhe te hetimet për dosjen AKSHI, duke treguar se kishte kërkuar sqarime nëse Prokuroria e Posaçme po heton vetëm periudhën trevjeçare të fundit apo të gjithë mandatin e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

 

E pyeta nëse Prokuroria e Posaçme, në hetimet për 'AKSHI-n', po verifikon vetëm veprimet e tre viteve të fundit apo të gjithë periudhën e mandatit të Mirlinda Karçanajt në krye të institucionit. Përgjigjja ishte se kjo përbën sekret hetimor dhe nuk mund të jepeshin detaje të mëtejshme në këtë fazë të procedurës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy