Një incident është shënuar në ujrat territorial të diskutueshëm mes Libisë dhe Italisë.
Sipas ‘Tgcom’ një anije ushtarake nga Tripoli hapi zjarr në anijen italiane të peshkimit, që kishte lundruar nga qyteti Sicilian i Mazzara del Valo dhe për pasojë u plagos kapiteni i saj Giuseppe Giacalone.
Gjithsesi këto nuk kanë qenë pasojat e vetme të shpërthimit sepse për pasojë janë dëmtuar edhe dy anije të tjera italiane.
Ndërkohë Marina e Libisë, nga ana e saj, tha se njerëzit e saj qëlluan në ajër, por jo kundër anijeve dhe ekuipazhit të tyre. Incidenti nuk është i izoluar dhe lidhet me interpretimin e ndryshëm të peshkatarëve italianë dhe autoriteteve të Tripolit, në lidhje me vendin ku mbarojnë ujërat territoriale ndërkombëtare dhe ato të Libisë.



