Abilekaj: Prania e Kim në KLP ktheu dy vota që ishin për Kondilin, drejtësia s'është sovrane

Abilekaj: Prania e Kim në KLP ktheu dy vota që ishin për Kondilin, drejtësia s'është sovrane

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit“ se fakti që Kim shkoi në KLP gjatë kohës që po intervistoheshin kandidatët për kreun e SPAK tregon që drejtësia shqiptare nuk është sovrane as nga ndërkombëtarët dhe as nga politika. Sipas Abilekaj, prania e ambasadores në mbledhjen e SPAK bëri që të ktheheshin dy vota që ishin për Kondilin.

Duke vijuar më tej, Abilekaj tha se ne nuk kemi çfarë i ndryshojmë më këtyre institucioneve që janë të ndikueshme pasi mandati i prokurorëve dhe anëtarëve është 5- 7 vjet.

Ne pranuan të cenojmë sovranitetin në momentin që pranuam ONM , futëm të huaj që vinin këtu e kontrollonin procesin e  vettingut.  Ne i bëmë këto gjëra që të bënim drejtësi sovrane nga politika. Fakti që Kim shkoi atje tregon që drejtësia nuk është sovrane as nga politika as nga ndërkombëtarët. Nëse do kishim votim sovran, nuk do të ndikohej as nga politika as nga Kim. Kim sapo tha që institucioni që keni ndërtuar është i ndikueshëm, Nuk kemi më çfarë të ndryshojmë më kësaj reforme. Këtë institucione nuk ndryshojnë në vitet e ardhshme, Kjo është proces i mbaruar me prokurorë dhe me drejtues të cilët janë të ndikueshëm, nuk janë të pavarur, votimi i tyre është i dyshimtë. Prania e Kim ktheu dy vota që ishin për Kondilin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy