Kërkesa për tërheqjen e Biden, Kalemaj: Debati me Trump nxori në pah performancën e tij të dobët

Kërkesa për tërheqjen e Biden, Kalemaj: Debati me Trump nxori në pah performancën e tij të dobët

Politologu Ilir Kalemaj, kërkesat për largimin e Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, pas performancës së dobët në përballjen televizive me rivalin e tij Donald Trump, deklaroi se për shkak të moshës është e disa herë që kreu i Shtëpisë së Bardhë shfaqet nën performancë për shkak të moshës dhe këtë gjë e ka shfaqur dhe vetë.

Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, deklaroi se ka pasur raste ku i ka dhënë dorën një personi imagjinar, por se ajo që i vuri në pah ishte debati që siç u shpreh ata që e mbështesnin.

Drupal Ad

Edhe ish-presidenti Barack Obama tha që ishte një natë e keqe debate, sado që u përpoq ta ndihmonte, ish-zëvendëspresidentin e tij, duke thënë se është njeri me integritet, ka punuar një jetë të tërë, por mosha bën të sajën.

Me të drejtë dikush mund të thotë se kandidati Trump 4-5 vite diferencë ka me të, por duket më vital.

Po diskutohet për në konventë nëse do tërhiqet vullnetarisht, atëherë do mbështesin një kandidat të caktuar.

Përfliten disa kandidatura, një nga kandidaturat që mbështetet është guvernatori aktual i Kalifornisë, ndër emrat që përfliten janë Michelle Obama, Hillary Clinton, por ka edhe të rinj.

Por mediat e pozicionuara djathtas në SHBA, kanë thënë se kjo do ishte tërësisht jo demokratike. Se Amerika nuk voton drejtpërdrejti për presidentin, por delegatët.

Pikëpyetja është se këta delegatë e morën mandatin për të votuar Biden.

Nëse Biden zgjidhet President dhe tërhiqet në favor të zv.presidentes Kamala Harris.

Me sa duken gjasat, me gjithë çështjet ligjore që ka kandidati Trump, pavarësisht gjithë këtyre problemeve, kandidati Trump sot që flasim është presidenti i ardhshëm i SHBA.

Ajo që ndodh në Amerikë, gjithmonë merret si shembull nga pjesa tjetër e botës.

Stili i fushatave në të gjitha partitë europiane, modelohen sipas fushatave amerikane. Ajo që ka ndodhur në SHBA, është qeverisje nga të vjetrit.

Kreu i senatit të SHBA, ishte Nancy Pelosi 81 vjeç. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Hillary Clinton nëse hyn në garë. Edhe Trump 78 vjeç.

Bëhet fjalë për liderët e një klase politike që janë në një moshë shumë të shtyrë. E para krijon probleme për qarkullimin e elitave.

Bëhet një lloj problemi tjetër për shkak të ngecjes së mekanizmave, për akuzat dhe kundërakuzat në SHBA.

Akuzat që dëgjojmë në Shqipëri, po i dëgjojmë dhe në SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy