
Një koleksionist i Marilyn Monroe ka pohuar se një "dëm i përhershëm" është shkaktuar nga Kim Kardashian në fustanin ikonik që Monroe kishte veshur në serenadën e John F Kennedy në ditëlindjen e tij të 45-të, pak para vdekjes së aktores.
Kardashian e veshi fustanin në Met Gala muajin e kaluar; fotografitë e shkrepura javën e fundit nga Scott Fortner, një koleksionist, dukej se tregonin fustanin të shqyer dhe kristale që mungonin.
Kardashian veshi fustanin prej 4.8 milionë dollarë të mbuluar me kristale për të ecur në tapetin e kuq të eventit në fillim të majit. Ajo kishte veshur sipër një copë të leshtë të bardhë, duke mbuluar pjesën mbrapa pasi nuk mund të ngrihej zinxhiri.
Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve komentoi se “rrobat historike nuk duhet të vishen nga askush, figura publike apo private”. Ndërsa veshja ishte pronë e një koleksionisti privat, trashëgimia e saj, vazhduan ata, "duhet të kuptohet se i përket njerëzimit" dhe artefakti "të ruhet për brezat e ardhshëm".



