Lija e majmunëve, regjistrohen më shumë se një mijë raste

Lija e majmunëve, regjistrohen më shumë se një mijë raste

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar mbi një mijë raste të konfirmuara të lisë së majmunëve jashtë vendeve të Afrikës.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se rreziku i përhapjes së lisë së majmunëve në këto vende jo-endemike ështe real, por i parandalueshëm në këtë pikë.

Njëzet e nëntë vende kanë raportuar raste në shpërthimin aktual, i cili filloi në maj. Asnjë nuk ka raportuar për vdekje nga lija e majmunëve.

Në një konferencë për mediat në Gjenevë, Tedros tha gjithashtu se janë më shumë se 1,400 raste të dyshuara të lisë së majmunëve këtë vit në Afrikë dhe 66 vdekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy