Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim dy vëllezër/ Shënjestra ishte tjetër, hetim disiplinor ndaj efektivit

Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim dy vëllezër/ Shënjestra ishte tjetër, hetim disiplinor ndaj efektivit

Shpallen në kërkim dy vëllezër, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin me armë zjarri një efektiv policie jashtë shërbimit në Tiranë, pranë banesës së tij.

 

Si të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, u identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët e dyshuar, A. L., 33 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dy vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, nga automjeti i tyre, në drejtim të shtetasit K. S., i cili ndodhej pranë banesës së tij, bashkë me shtetasit Anxhelo Kumaraku dhe L. D.

 

Nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht në këmbë Anxhelo Kumaraku, 30 vjeç, punonjës policie, jashtë shërbimit, i cili po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi K. S., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

 

Ndërkohë po punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.

 

Sakaq ndaj punonjësit të policisë A. K., Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ky punonjës policie është konstatuar duke u shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje, si dhe nuk ka njoftuar shërbimet policore dhe eprorët për rastin në fjalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy