Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti, arrestohet 17 vjeçari

Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti, arrestohet 17 vjeçari

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me një bashkëmoshatar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. K., 17 vjeç, banues ne Sukth, Durrës.

Drupal Ad

17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy