Ndeshje spektakolare me 6 gola, Erzeni shtang Laçin në fund

Ndeshje spektakolare me 6 gola, Erzeni shtang Laçin në fund

U mbyll me një barazim spektakolar 3-3, sfida mes Laçit dhe Erzenit, e vlefshme për javën e parë, e cila u transmetua në MCN TV.

Kur dukej se kurbinasit e kishin të sigurt fitoren, shijakasit surprizuan, duke shënuar dy gola të shpejtë.

Laçi i mbylli në avantazh 45 minutat e para, me rezultatin 2-1. Soboëale i dha avantazhin skuadrës së Nicës në minutën e 17-të, por vetëm 4 minuta më vonë, Mihana vendosi baraspeshën me një supergol.

Në minutën e 30-të, ishte Barjamaj, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Erzenit, për të shënuar golin e avantazhit.

Emocionet nuk munguan as në pjesën e dytë, kur Ujka shënoi të tretin për Laçin, duke bërë që të gjithë të mendonin se kjo ndeshje u fitua. Megjithatë Erzeni ende nuk e kishte thënë fjalën e fundit.

Mihana ngushtoi shifrat në minutën e 82-të, duke shënuar për 3-2, ndërsa 6 minuta më vonë, Kahrimanovic barazoi shifrat me penallti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy