"Demarkacioni ka komplikuar marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën"

"Demarkacioni ka komplikuar marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën"

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, deklaroi se zvarritja e miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e ka komplikuar marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Por shefi i diplomacisë amerikane në Prishtinë ka pohuar se Kosova është një histori suksesi.

Në intervistën dhënë RTV21, Delawie ka pohuar se në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë mund të thuhet se Kosova ka pasur sukses në shtetndërtim.

Delawie, po ashtu pohoi se sfidat për Kosovën janë të shumta, ndër të cilat kryesorja mbetet sundimi i rendit e ligjit dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar.

Delawie po ashtu konfirmoi se angazhimi amerikan në Kosovë do të vazhdojë të jetë i fuqishëm.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy