
Elton Haxhi, drejtues i kompanisë “Nexia” dhe njëherazi auditues e konsulent fiskal deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ligji i ri që heq çdo tatim mbi pagat deri në 50 mijë lekë dhe që hyn në fuqi në 1 qershor është një hap pozitiv që sjell disa risi, megjithëse ruan ende disa problematika.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Haxhi tha se ky ligj jep më tepër drejtësi sa i përket taksave si dhe ngushton hendekun mes të punësuarve dhe vetëpunësuarve.
Të ardhurat nga TVSH mbajnë buxhetin e shtetit. TVSH është burimi kryesor në buxhetin e shtetit, zë pak a shumë gjysmën e të ardhurave dhe pjesa tjetër plotësohet me akcizë apo taksa të tjera tek pjesa e tatimit mbi të ardhurat rritja është e dukshme nga viti në vit sidomos pas pandemisë, edhe si rrjedhojë e zhvillimit ekonomik do të ketë rritje tek të gjithë zërat e të ardhurave vetëm nëse bëjnë ndryshime ligj. Ligji i ri parashikon të ardhura të shtuara në buxhet, ngushton disa lehtësira që ishin dhënë me legjislacionin ekzistues sidomos pjesa tek e vetëpunësuarëve, profesioneve të lira.
Projektligji ngushton një hapësirë që legjislacioni e kishte lënë për të deformuar natyrën e punësimit në një vetëpunësimit. Parashikimet e Ministrisë së Financave janë të arkëtojë më shumë të ardhura.
Barra do bjerë diku. Në orientimin që ka qeveria e majtë e kemi parë që barra është tentuar të zhvendoset tek ata me barra të larta, duke lehtësuar ata me të ardhura të ulëta. një skemë perfekte për taksimin progresiv, asnjëherë nuk kemi për ta gjetur.
Në parim është taksim që në gjykimin tim jep drejtësi. Ajo që nuk jep drejtësi është rasti nëse krahasojmë një të punësuar me të vetëpunësuar, i punësuari paguan më tepër. I vetëpunësuari është i avantazhuar dhe me ligjin e ri. Nëse krahasojmë një të vetëpunësuar dhe i punësuar, i punësuari e ka barrën fiskale nga dyfishi deri 70% më tepër. Me ligjin aktual ishte akoma më e diferencuar. Kemi përmirësim të dukshëm, ky ligj e ngushton hendekun, megjithëse ka gjithmonë një të tillë. Është hap cilësor në gjykimin tim, hap pozitiv, mund të ishte bërë më mirë. Jam nga ata që e përshëndes si ndryshim ligjor, pasi sjell risi, rregullime, por ruan disa gabime të qeverisjes së viteve të fundit.
Një është përjashtimi i biznesit deri në 14 milionë. Ruan atë përjashtim që e ka vendosur në mënyrë të natyrshme, ruan një sërë përjashtimesh të tjera në agroturizëm, turizmin e branduar dhe disa incentiva të tjera. Nga ana tjetër nuk sjell risi, apo incentivë tek pjesa e inovacionit apo kërkim-zhvillimit.
Përfitojnë bizneset, kanë disa përmirësime në trajtim. Jo të gjithë, por ndryshimet kryesore që do hyjnë në fuqi tek tatimi i korporatave kemi pjesën e mbartjes së humbjeve që rritet, nga 3 vjet kalon në 5. Kemi përmirësim tek amortizimi në gjykimin tim. Ishte metodë me vlerë të mbetur, tani kalojmë në një metodë lineare, jep më shumë shpenzim të njohur. Kemi përmirësim tek pjesa e korporatave tek njohja e borxhit të keq.
Ligji është kujdesur të evitojë evazionin. Për t’u ruajtur nga shmangiet tatimore ka vendosur një pabarazi mes bizneseve të ndryshme. Pabarazi të tjera, janë një i punësuar paguan më shumë se një i vetëpunësuar për të njëjtin nivel të ardhurash.



