Mbretëresha Elizabeth ishte sovranja e parë që dërgoi një email në vitin 1976 me Arpanet, rrjetin e komunikimit ushtarak të krijuar nga SHBA, një pararendës i internetit.
Ishte shkencëtari britanik i kompjuterave Peter Kirstein ai që krijoi llogarinë e emailit, duke zgjedhur emrin e përdoruesit "HME2". Kështu mbretëresha dërgoi emailin e parë dhe ka një foto që përjetëson momentin historik.
Email-i supozohej të njoftonte ardhjen e një gjuhe të re programimi. Me ardhjen e mediave sociale, Mbretëresha Elizabeth vazhdoi të përqafonte teknologjinë.
Në Krishtlindje të vitit 2007 ajo inauguroi Kanalin Mbretëror në YouTube duke përcjellë mesazhe urimi.
Në tetor 2014, ajo bëri postimin e saj të parë në Twitter gjatë një vizite në Muzeun e Shkencës në Londër.
Në mesazh thuhej: "Është kënaqësi të hapim ekspozitën e Epokës së Informacionit në @ScienceMuseum sot dhe shpresoj që njerëzit të kënaqen duke e vizituar atë”.



