Një makinë si ajo e filmit fantashkencë “Kthim në të ardhmen”. “De Loran Motor Co” po punon me detajet e fundit për të prodhuar një model të tillë, proces që është parashikuar të nisë në vitin 2017.
Kompania ka njoftuar se pranon porosi nëpërmjet një aplikimi në faqen e saj.
Formulari përmban pyetje për blerësit potencialë lidhur me detajet që preferojnë të ketë modeli i ri, si transmisioni manual apo automatik, lloji i motorit etj.
Pritet që pas shqyrtimit të këtyre detajeve, kompania të llogarisë koston, që do të përcaktojë edhe çmimin e makinës së re.



