SMS-të me të dashurën ia lexon gruaja, ja çfarë vendimi jep gjykata për burrin

SMS-të me të dashurën ia lexon gruaja, ja çfarë vendimi jep gjykata për burrin

SMS-të e shkëmbyera me të dashurën ose të dashurin mund të të kushtojnë shtrenjtë nëse je i/e martuar. Nëse njëri partner kap mesazhe të tilla të shkëmbyera nga burrri/gruaja me dikë tjetër, atij i lind e drejta për të kërkuar divorcin si edhe pagesën e të gjitha shpenzimeve. Ky është rasti i një çifti në Itali, çështja e të cilëve ka përfunduar në Gjykatën e Kasacionit.

Kjo e fundit ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Milanos, sipas të cilës burri ka shkelur detyrimin për të qenë besnik. Kjo në bazë të mesazheve që e shoqja ka kapur në telefonin e tij.

Por burri është mbrojtur duke thënë se martesa e tyre ishte me probleme prej vitesh dhe marrëdhënie tij me dikë tjetër vetëm sa e kishte thelluar krizën.

Por për gjykatën kjo nuk ka qenë bindëse. Tashmë burri duhet të derdhë në llogarinë e gruas 2 mijë euro në muaj për shpenzimet e saj, 3 mijë euro në muaj për fëmijët si dhe shpenzimet në raste të jashtëzakonshme.

Për shkak të konflikteve të ashpra të dy bashkëshortëve, fëmijët i janë besuar komunës, por mbeten nën kujdestarinë e nënës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy