
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se Kosova shkon drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian me zgjidhjen e dialogut me Serbinë.
Ai shtoi se Procesin e Berlinit do që ta rijetësojë dhe se në vjeshtë ftoi kryeministrin Albin Kurti në konferencë në Berlin.
Lidhur me këtë, analisti dhe Prof. asoc i Departamentit të Gazetarisë në Universtetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, tha se vizita e sotme e kanceralit gjerman dhe mesazhi që dha janë treguesi i qartë në favor të Kosovës.
Sholz kërkoi përshpejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si e vetmja mënyrë që do t’i hapë rrugë anëtarësimit të dy vendeve në BE.
Ai së pari duhet te heq të gjitha pasojat që la ish-kancelarja gjermane, e cila ka ndikuar dukshëm për të ndihmuar Vucicin dhe në dëm të Kosovës, kurse deklarata e sotme e tij dha indikacione të qarta në favor të Kosovës.
Kjo padyshim është rruga e duhur, ajo që do duhej të bënte kancelari , është që në procesin e Berlinit, të futet edhe kapitulli 35 që kërkon normalizimin e marrëdhënieve sepse tërë këtë kohë Serbia ka abuzuar duke destabilizuar Kosovën dhe duke bërë vasalitet në raport me Rusinë, dhe duke qenë e favorizuar si palë.
Prof.Krasniqi, tha se me mundësinë e rijetëzimit të procesit të Berlinit, kjo është kjo një arsye më shumë që Kosova, të vijojë refuzimin për të qenë pjesë e nismës.
Ballkani i hapur, nuk ka të bëj me procesin e Berlinit, as me proceset integruese, por pas asaj që po ndodh në Ukrainë, SHBA, po bëjnë përpjekje që të marrin nën kontroll Ballkanin e Hapur, mirëpo me kërkesën që të jetë projekt ku të gjitha palët janë të barabarta, por këtu s’mund të jenë të barabartë për faktin se Serbia nuk e njeh Kosovën.
Kjo mund të quhet si vizita me e rëndësishme që nga viti 2008 deri më sot.



