Moti i keq, Premçi: Jemi në fazën e parë të stuhisë, pasdite pritet furtunë në disa rajone. Shërbimet përkatëse nuk paralajmëruan qytetarët (VIDEO)

Moti i keq, Premçi: Jemi në fazën e parë të stuhisë, pasdite pritet furtunë në disa rajone. Shërbimet përkatëse nuk paralajmëruan qytetarët (VIDEO)

Shemsi Premçi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile tha në studion e MCN Live se asnjë nga shërbimet përkatëse nuk kanë paralajmëruar për reshjet dhe motin e keq që ka përfshirë të gjithë vendin.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Premçi tha se shqiptarët po përballen me një katastrofë meteorologjike dhe se jemi në fazën e parë në stuhisë.

Gjatë pasdites pritet fortunë në disa rajone të vendit.

Asnjë nga shërbimet nuk ka paralajmëruar. Pardje thanë se do të ketë rritje të temperaturave. Në Institutin e Gjeoshkencës janë hequr profesorët dhe shkencëtarët dhe janë punësuar njerëz pa background që nuk bëjnë parashikimin e hershëm. Disa ditë më parë, një zonjë nga shërbimi meteorologjik tha se ne nuk e shpallim parashikim e hershëm, japim vetëm kur shkaktohen përmbytjet në zonën perëndimore, në tokat bujqësore.

Shqiptarët po përballen me një katastrofë meteorologjike. Vlora në këto momente është në kushte skandaloze. Të gjitha rrugët, si rezultati i mospastrimit janë të bllokuara. Është grumbulluar ujë deri në 30 centimetër në Unazën e Re të Tiranës. Është burim aksidentesh.

Asnjë nga autoritetet e menaxhimit të krizave në Shqipëri nuk ka dalë të komunikojë me publikun për atë çka pritet të ndodhë.Ne jemi në fazën e parë të stuhisë dhe pasdite priten reshje intensive. Në disa rajone do të ketë reshje dhe fortunë, urojmë pa pasoja.

Autoritetet drejtuese, menaxhuese dhe koordinuese që janë në Ministrinë e Mbrojtjes nuk kanë komunikuar, pasi nuk kemi asgjë publike me prefekturat dhe bashkitë pasi duhet të delegohet informacioni që të merren masa dhe të minimizohen dëmet.

Është mirë t’i thuash qytetarëve që priten reshje.

Shirat e para të vjeshtës vijnë me rrëmbim shumë të madh. Si rezultat i thatësirës shirat e para mbledhin shumë aluvione.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy