Njëzet e tre shoqata shqiptare i kanë dërguar një letër kërkesë presidentit të SHBA, Donald Trump, që Shtëpia e Bardhë të njohë dhe të festojë 28 Nëntorin si Ditën Shqiptare të Pavarësisë. Aktivisti Naser Nika tha në një lidhje Skype se kanë marrë garancitë që nisma e tyre do të finalizohet.

Nuk kemi përkrahje as nga Shqipëria, as nga Kosova. Kohët e fundit kemi kontaktuar me ambasadoren në Nju-Jork. Por si një vendlindje ka njerëz që duan përçarje dhe mendojnë pse ta bëjë kjo shoqatë, pse mos ta bëj unë. Unë jam i kënaqur me bashkëpunimin e Suela Janinës (ambasadorja shqiptare në OKB), por nuk e di sa e ka mbështetjen e shtetit shqiptar.

Për të festuar ditën e pavarësisë kemi marrë një dritë jeshile dhe 99% është punë e përfunduar. Nuk ka pasur kurrë kaq shumë interesim.

Kjo do të jetë nëpër televizionet amerikane. Edhe ata njerëz që nuk janë të informuar për shtetin tonë do të dinë se Amerika do të interesohet për shtetin tonë.

Ne vijmë nga të gjitha viset shqiptare, ata që jemi atje, jemi edhe këtu. Jam shumë i habitur që shumë shoqata janë bashkuar.