Aprovohet ilaçi i parë kundër shkaktarit të Alzheimer-it

Aprovohet ilaçi i parë kundër shkaktarit të Alzheimer-it

Më në fund është aprovuar një medikament, i cili trajton shkakun themelor të sëmundjes, që prek nervat. Agjencia Amerikane e Barnave (FDA) i dha dritën jeshile medikamentit Aducanumab të kompanisë bio-teknolgjike amerikane Biogen. 

Medikamenti kishte treguar disa rezultate pozitive në një studim, të cilat nuk kishin mundur të provoheshin gjatë disa studime të tjera. Një bord këshillimi i agjensisë së barnave kishte vendosur në nëntor, që medikamenti mos të aprovohej. Megjithatë agjensia nuk është e detyruar të ndjekë sugjerimet e bordit të ekspertëve. 

Analisti i Gugenheim-it Yatin Suneja kishte shpjeguar më parë, se aprovimi varej nga gatishmëria e FDA-së për të miratuar një medikament duke u bazuar tek të dhënat e dobëta për efikasitetin e tij kundër sëmundjes, që prek miliona njerëz dhe që ka shumë pak metoda aktuale trajtimi. 

Pavarësisht, se është lajm i mirë për pacientët që vuajnë nga Alzheimer-i, medikamenti nuk premton shërim të sëmundjes. Ekziston thjesht shpresa për ngadalësimin e saj. 

Agjencia Amerikane e Barnave pret nga Biogen, që pas aprovimit të ndërmarrë prova të reja klinike për të kontrolluar efikasitetin e medikamentit. Nëse medikamenti nuk do të funksionojë siç pritet, atëherë do të tërhiqet nga tregu, ka theksuar FDA./ Frankfurter Allgemeine/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy