Fundoset anija me emigrantë në Mikonos, 3 të vdekur

Fundoset anija me emigrantë në Mikonos, 3 të vdekur

Një burrë dhe dy gra u gjetën të vdekur pas fundosjes së një anije që transportonte emigrantë pranë Mikonos, në Greqi.

Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur që në mëngjes nga trupat e portit, pas zbulimit të dy emigrantëve, një sirian dhe një palestinez, në zonën detare në verilindje të Mikonos, të cilët dyshohet se ndodheshin në bordin e një varke me persona të tjerë, e cila u përmbys.

Siç raportohet nga vetë emigrantët të cilët u shpëtuan dhe u transportuan shëndoshë e mirë në portin e ishullit, në skafin plastik që u mbyt ndodheshin gjithsej 17 persona, mes tyre 4-5 gra dhe një fëmijë 7 vjeç.

Mediat greke raportojnë se në vendngjarje po operojnë dy varka të trupës së portit dhe dy helikopterë, një ekipi grupit të misioneve të nëndetëseve, një anije në det të hapur dhe mjete tokësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy