Pekini i dhuron Filipineve 600,000 doza vaksine Sinovac

Pekini i dhuron Filipineve 600,000 doza vaksine Sinovac

Filipinet do të marrin 600,000 doza të vaksinës kineze Covid Sinovac dhuruar nga Pekini këtë muaj: 100,000 doza do të administrohen në ushtri dhe pjesa tjetër do të destinohet për mjekët dhe personelin shëndetësor.

Lajmin e bëri me dije Harry Roque, zëdhënësi i presidentit Rodrigo Duterte.

Sipas Guardian, vaksinat kineze do të mbërrijnë më 23 shkurt, por do të përdoren vetëm pas miratimit nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Një pjesë e vogël e vaksinave kineze (10,000 doza) do të destinohen për personelin e sigurisë së Duterte. Deri më tani, vetëm vaksinat nga AstraZeneca dhe Pfizer-BioNtech janë autorizuar në vend.

Filipinet do të fillojnë planin kombëtar të imunizimit me 117,000 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech të marra përmes programit ndërkombëtar COVAX dhe pritet këtë muaj.

Vendi ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje furnizimi me Moderna, Gamaleya, Janssen dhe Novavax për një total prej 148 milion doza, shumica e të cilave do të arrijnë në tremujorët e dytë dhe të tretë të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy