Trump emëron babain e Jared Kushner si ambasador në Paris

Trump emëron babain e Jared Kushner si ambasador në Paris

Donald Trump njoftoi këtë të shtunë se do të emërojë Charles Kushner, babanë e dhëndrit të tij Jared Kushner, si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Francë.

Charles Kushner do të dërgohet në Paris për të forcuar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës, aleatit tonë më të vjetër dhe një nga më të fortët ", shkroi presidenti i zgjedhur amerikan në rrjetin e tij "Truth Social".

Charles Kushner kaloi një vit në burg federal dhe u fal nga Donald Trump në fund të mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Djali i tij Jared Kushner është bashkëshorti i Ivanka Trump, vajzës së madhe të presidentit.

Që nga zgjedhja e tij përballë Kamala Harris më 5 nëntor, Donald Trump ka bërë një sërë emërimesh të bujshme brenda administratës së tij.

Ai emëroi Ministër të Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr, një njeri shumë skeptik ndaj vaksinave. Miliarderi Elon Musk duhet të bashkëdrejtojë një komision përgjegjës për shkurtimin e shpenzimeve publike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy