Një grua i ka shpëtuar për pak vdekjes, por e ka kuptuar këtë fakt vetëm pasi ka parë foton e mëposhtme. Fotografja Julia Sundukova po eksploronte parkun kombëtar të Andasibes në Madagaskar.
Në pamje të parë, peizazhi duket i qetë dhe i bukur, por mes barit dhe gjetheve fshihet një krokodil.
Krokodili i Nilit është një prej kafshëve më vdekjeprurëse në planet. Ai jeton në Afrikën subsahariane dhe sulmon mesatarisht 250-750 njerëz në vit. 63 për qind e rasteve përfundojnë me vdekje.



