Vranësira dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Dita e enjte do të karakterizohet nga vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime, por duke ju afruar mesditës do ketë zhvillim të vranësirave konvektive në zonat jugore dhe gjysmën Lindore duke sjellë shira afatshkurtër në këto zona ndërsa veriperëndimi mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë deri në mbrëmje kur moti përmirësohet përkohësisht.

Sipas Metoalb, temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 28°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim i ulët.

Rajoni dhe Europa

Europa Perëndimore dhe ajo Veriore vijojnë në ndikimin e qendrave ciklonare, KU vranësirat e dendura dhe rrebeshet e shiut shoqëruar me stuhi ere do jenë mbizotëruese.

Po ashtu Lindja e Europës dhe Brigjet e Egjeut mbeten me shtrëngata shiu. Ndërsa me kthjellime vijojnë vendet e Europës Qendrore dhe Rajoni i Mesdheut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy