Eklipsi diellor ndodh nesër më 10 qershor

Eklipsi diellor ndodh nesër më 10 qershor

Për herë të parë gjatë vitit, nesër më 10 qershor, do të ndodh eklipsi i parë diellor.

Ky fenomen do të shihet më pak në Evropë, por mëm shumë në Kanadanë lindore, Rusinë lindore dhe Groenlandë, ku nuk do të duket i plotë, por unazor.

Kur ndodh një eklips dhe sateliti ynë, gjatë orbitës së tij, është në një pozicion relativisht larg Tokës siç është në 10 qershor, madhësia e dukshme nuk është e mjaftueshme për të errësuar të gjithë diskun e Diellit.

Efekti është i një Hëne që duket se “hyn” në Diell, duke lënë një kurorë të jashtme të yllit tonë të zbuluar, të cilit i jepet emri sugjerues i unazës së zjarrit.

Kushdo që dëshiron të vëzhgojë këtë “festë” të errët të Diellit duhet të mos shikojë drejtpërdrejt në yllin tonë, as me dylbi dhe as me sy të lirë, pa përdorur një filtër diellor të përshtatshëm. Syzet e diellit dhe pajisje të ngjashme nuk mbrojnë aspak nga rreziqet që lidhen me vëzhgimin e diellit.

Ata që duan të shohin unazën e zjarrit me gjithë shkëlqimin e saj mund të ndjekin eklipsin drejtpërdrejt në faqen e Projektit Virtual Telescope (The Virtual Telescope Project).

Takimi me eklipsin tjetër diellor është caktuar për 4 Dhjetor. Por, për ta parë drejtpërdrejt atë, do të duhet të shkosh vetëm në Antarktidë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy