Stilistja pejane Floriana Shkoreti, e cila është bërë pjesë e botës së stilimit që në moshën 13-vjeçare, thotë se për tu bërë stiliste është një zinxhir shumë i gjatë.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu se për tu bërë dizajnere nuk është procedurë e lehtë, pasi duhet të mësosh shumë gjëra dhe është një proces shumë i gjatë dhe iu deshën 8 vite për të qenë këtu ku është.
Sipas saj, duhet të mësosh stilimin, idenë që ke ta zbërthesh në letër, që ta kenë të qartë dhe klientët e ty se çfarë është realizimi.
Në momentin që prerja është e pastër, rrobaqepësi asnjëherë nuk ka vështirësi, nëse ka dizajner të mirë.
Unë i kryej të gjitha proceset nga fillimi deri në fund dhe jam shumë krenare për veten. Nuk e kisha luksin të paguaja rrobaqepëse. Kisha nevojë ta mësoja.
Që e vogël kam pasur pasion për artin. Ne kemi qenë refugjatë lufte dhe kur jemi kthyer në Kosovë jemi kthyer me zero.
Kam eksperimentuar me çadrat e shiut dhe qeset me të cilat blinim ushqimet. Ne shohim se mund të krijojmë diçka dhe me një copë leckë.
Qesja duket si një bluzë. Më kanë stimuluar nëna dhe motra. Atelienë “Baresha” e kam ndjerë si emër, gjen qetësinë për të krijuar.
Kur kam qenë e stresuar e kam gjetur veten në natyrë dhe për këtë arsye ia kam vënë emrin “Baresha”.
Kam ardhur në Gjermani në vitin 2020, kur gjithçka ka qenë e mbyllur.
I fejuari më ka stimuluar që të punoja dhe më mbulonte financiarisht, deri sa të isha gati për të pasur atelienë time.
Emocionet janë shumë të veçanta edhe kur e realizon vetë fustanin e nusërisë dhe për më tepër kur martohesh me njeriun që ti do.
Ka klientë që nuk kanë stiluar pasi kanë blerë vetëm në dyqane, por deri sa vendosin më pas kur marrin produktin më kërkojnë falje, prej rezultatin.
Dua që klienti im me atë pagesë që bën, të jetë i kënaqur. Babi ka qenë gjithmonë përkrahja ime më e madhe.
Ndërsa mami ka frikë se mos lëndohem, apo zhgënjehem. Stilimet për meshkujt nuk më pëlqejnë, se nuk janë shumë të komplikuar.
Më pëlqen të punojë shumë me mamin. Mami është shumë detajiste, dhe ta kthen veshjen deri sa ta pëlqejë tamam.
Gjermanët në përditshmëri janë të thjesht se janë shumë të ngarkuar me punë.
Por mendoj që kanë shije dhe stil, nëse kanë kohën e mjaftueshme për tu marrë me të.



