Fiskalizimi/ Zepishta: Tatimet e kanë në vëmendje secilin biznes. Mosfunksionimi i e-Albania, kosto e shtuar

Fiskalizimi/ Zepishta: Tatimet e kanë në vëmendje secilin biznes. Mosfunksionimi i e-Albania, kosto e shtuar

Ndërsa ndodhemi në vitin e gjashtë të implementit të fiskalizimit, eksperti kontabël Igli Zepishta e vlerëson si proces dhe thotë se tashmë administrata tatimore e ka më në vëmendje secilin biznes, se ka në kohë reale gjithë pasqyrën e aktiviteteve të biznesit.

 

Nga studio e “MCN Economy”, ai e cilësoi rezultativ dhe të suksesshëm procesin e fiskalizimit, pasi tani shumë biznese, sidomos bizneset e mëdha e kanë shumë më thjesht komunikimin biznes me biznes dhe marrëdhënien më shtetin.

 

Sipas tij, nëse dikush konsiderohet evazionist apo ka diçka që nuk shkon, të dhënat shkojnë te administrata tatimore.

 

Zepishta shtoi se, sot shkalla e lartë e informalitetit në ekonomi, është provë që kontrolli tatimor është i dobët. 

 

Ndër të tjera ngriti shqetësimin për mungesën e vijimit të punës, dhe se kur sistemi digjital i e-Albania bie, qeveria nuk ka menduar një plan tjetër. 

 

Që me hyrjen në fuqi të procesit të fiskalizimit, ishim pak konfuz për implementimin si do të ishte, a do përshtateshim dot. Problemet që pati në fillimet e veta, nuk e dinim si do vazhdonte dhe çfarë lehtësirash do ofronte për bizneset. 

 

Procesi i fiskalizimit është një proces që deri diku ka qenë rezultativ, ka ato problematikat e veta, në problemet e ligjit, duke u mbështetur në pjesën digjitale fiskale, nuk ka mënyrë tjetër për bllokimin e platformave. Por në vetvete është proces i mirë, rezultativ, i suksesshëm se tani shumë biznese, sidomos bizneset e mëdha e kanë shumë më thjesht komunikimi biznes me biznes dhe marrëdhëniet më shtetin. 

 

Është një sistem i nevojshëm, i duhur, por a ka vend për përmirësim, pa diskutim që po. Mënyra si u fut menjëherë, fillimisht te biznesi i madh, pati ato kostot e veta te bizneset. Fillimisht duhet të ishte shtrirë te bizneset me fonde publike dhe biznes me biznes, që lëshojnë fatura fiskale te njëra tjetra. Kjo do të ishte më e mira, për të parë se sa efektiv do të ishte. 

 

Edhe administrata tatimore do të ishte më efektive, pa u shpërndarë te bizneset e vogla, ngarkesa nuk do të ishte kaq e madhe, nuk do të kishte bllokim të sistemeve. Digjitalizimi është i mirë dhe fiskalizimi, por kjo duhet shoqëruar patjetër me servera shumë të mirë, internetin shumë të mirë që janë gjëra të ndërlidhura. 

 

Nuk arrijmë të kuptojmë nëse të ardhurat tatimore kanë ardhur prej fiskalizimit. Tashmë administrata tatimore e ka më në vëmendje secilin biznes, se ka në kohë reale gjithë pasqyrën e aktiviteteve të biznesit. 

 

Nëse dikush konsiderohet evazionist apo ka diçka që nuk shkon, të dhënat shkojnë te administrata tatimore se ka më pak shitje. Numri i faturave nuk është një tregues për mbledhjen e të ardhurave. 

 

Duhet të gjenden pikat e dobëta dhe sa të ardhura realizohen vit pas viti. Sot shkalla e lartë e informalitetit në ekonomi, është provë që kontrolli tatimor është i dobët. Pas 72 orësh mungesë pasqyrimi në sistem, një faturë nuk fiskalizohet dot. 

Me mos funksionimin e sistemit e-Albania, kostoja është e shtuar për biznesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy