Dosjet e Arkivit, drejtori: Janë deklasifikuar rreth 300 mijë dosje (VIDEO)

Dosjet e Arkivit, drejtori: Janë deklasifikuar rreth 300 mijë dosje (VIDEO)

Rreth 5 milion dokumente të klasifikuar që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror do të deklasifikohen shumë shpejt përmes procedurave ligjore. Deri më tani janë deklasifikuar rreth 300 mijë dosje. Bëhet fjalë për informacione që ruhen në Arkivin e Shtetit para vitit 1999.

Kushdo që ka nevojë për të konsultuar dokumente të llojeve të ndryshme në Arkivin Qendror të Shtetit tashmë mund ta bëjë diçka të tillë lirisht, pa u hasur me pengesa burokratike, që i klasifikojnë një pjesë të madhe të dokumentacioneve si sekret. Së fundi, një sasi e madhe dokumentesh që ruhet në arkiv dhe që cilësohej si sekret është deklasifikuar. Bëhet fjalë për një sërë dokumentesh para vitit 1999, periudha deri në të cilën dokumentacioni i klasifikuar dorëzohej në Arkiv, ndërsa pas këtij viti, dokumentacioni dorëzohet në arkiv vetëm pasi deklasifikohet.

"Problemi normalisht pse nuk janë deklasifikuar më herët se është një procedurë shumë e qartë burokratike dhe domosdoshme për të deklasifikuar dokumentacionin që ha kohë. Rrjedhimisht ajo që është bërë deri më dje ka qenë që kur kërkohej nga një studiues në sallë atëherë merej në shqyrtim dhe kalohej në deklasifikim. Duke parë se bëhet fjalë për një volum shumë të madhë dokumentacioni diku tek 5 milionë dokumente mund të jenë të klasifikuara. Vendosëm që këtë vit të ndryshojmë strategjinë dhe të ngrejmë një grup pune me 6 presona të cilët merren me këtë procedurë të caktuar burokratike dhe shpresojmë që deri në fund të vitit ne të kemi përfunduar dhe të themi që në arkivin e shtetit të jenë të klasifikuara 100 dosje që duhet të mbeten të klasifikuara dhe gjithë pjesa tjetër e dokumentacionit që deri më dje nuk u jepej publikut thjeshtë për burokraci të jet i deklasifikuar dhe të shërbehet lirisht", tha drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror.

Pjesa më e madhe e informacionit, që këto dokumente përmbajnë janë informacione jo të veçanta, si përshembull strukturat e përbërjes së institucioneve, kanalizimet etj., por që janë më shumë vlerë për studiuesit e fushave të caktuara. Drejtori Bido vëren se ajo çfarë dëshirohet të arrihet dhe për të cilën po ndryshohet edhe legjislacioni i Arkivit është që informacioni që vjen në Arkiv të mos ketë asnjë vlerë operative, por vetëm historike dhe dokumentacioni të dorëzohet në Arkiv vetëm në momentin kur është i gatshëm të shërbehet pa asnjë pengesë.

"Pa pengesa sa i përket klasifikimit sekret shtetëror por dhe pa vlerë operative në kuptimin që nuk i duhet qytetarit për efekt social juridik, për të marrë një pronë, për të shkuar për të dal në pension, për të marrë një deftesë amze e kështu me rradhë", tha Bido.  

Sipas Bidos, deklasifikimi i dosjeve është shumë i nevojshëm edhe për menaxhimin e mirë të punës brenda Arkivit.

"Një institucion duhet të ruaj 100 kuti 1000 kutij duhet të ruaj 10 m linear ose 20 m linear. Arkivi Qendror i Shtetit ka 24 km linear", tha më tej drejtori.   

Bido vëren se janë 5 milion dokumente të klasifikuar për të cilët do të ndryshojë strategjia, ndërsa deri më tani janë 30-50 mijë dosje që deklasifikohen në muaj dhe 6 vendime të Komisionit të Deklasifikimit, ndërkohë që deklasifikimi do të vijojë deri në find të vitit. Ai bën me dije se prej këtyre dosjeve të klasfikuara, deri më tani janë shqyrtuar rreth 250-300 mijë dosje dhe kanë mbetur të klasifikuara vetëm 7 dosje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy