‘Sot jetojmë në një errësirë shpirtërore’, Kryepeshkopi Joan shërben meshën e parë për besimtarët në Korçë

‘Sot jetojmë në një errësirë shpirtërore’, Kryepeshkopi Joan shërben meshën e parë për besimtarët në Korçë

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumëria e Tij, Imzot Joani, meshoi në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë të dielën e tretë të Kreshmës së Madhe, të Faljes së Kryqit të Nderuar.

Një meshim historik, me pjesëmarrjen e hierarkisë së Kishës Orthodhose të Shqipërisë, ku, Imzot Joani përshëndeti grigjën e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, të cilës i shërbeu me devocion, përkushtim dhe dashuri për 27 vjet.

Sot ne jetojmë në një kohë vështirësie, ndoshta një nga më të këqijat e qytetërimit moderrn, është mungesa e një jete shpirtëror. Teknologjia ka arritur kulmin, shumë gjëra janë zhvilluar e megjithatë nuk ka gëzim në shpirtrat e njerëzve, sepse mungon jeta shpirtërore, mungon drita e vërtetë.

Duke mohuar pseudo-veten ne do zbulojmë veten tonë, duke ndriçuar veten ne kemi shpresë të ndriçojmë shumë njerëz. Unë jam i emocionuar, kam shërbyer për 27 vite, dua të falënderoj të gjithë klerikët dhe besimtarët, ndarja për një kohë kaq të gjatë (shërbese)nuk është kaq e lehtë.

Por kjo është një ndarje e përkohshme pasi të gjithë besojmë se do takohemi në botën e përtejme.

Të gjithë qytetarët dhe besimtarët pjesëmarrës shprehën mirënjohjeje dhe falënderim për kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Johanin.

Pas një shërbese të përkushtuar, besimtarët qëndruan për rreth 4 orë në katedrale për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore që nisi në orën 09:00, pas shërbesës së mëngjesit që u zhvillua në orën 07:30.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy