Ligji i kërkuar nga Kisha Katolike/ Dom Mark Pashkja: Të evitojmë neokomunizmin, nisma jonë në shërbim të brezit të ri (VIDEO)

Ligji i kërkuar nga Kisha Katolike/ Dom Mark Pashkja: Të evitojmë neokomunizmin, nisma jonë në shërbim të brezit të ri (VIDEO)

Kisha katolike e Shqipërisë përmes një shkrese zyrtare drejtuar instancave kryesore shtetërore në vend, ka kërkuar që të vendoset me ligj dënimi i krimeve të komunizmit. Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike në Shqipëri, në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se ky është një shërbim për brezat e rinj për të njohur dëmin e shkaktuar nga komunizmi. Po ashtu ai vuri në dukje se duhet evituar krijimi i një neokomunizmi, që sipas tij shfaqet në kontekste të caktuara kulturore. Dom Mark Pashkja shtoi se pr.ligji është bazuar në modelin e Italisë dhe Gjermanisë, në raport me fashizimin dhe nazizmin.

Gjithmonë kur Kisha Katolike ndërmerr një veprim, e aq më tepër një akt publik, siç është kërkesa drejtuar Presidentit të Republikës, kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit, bazohet në një studim të kontekstit në të cilin jetojmë, duke analizuar 33 vite të lirisë fetare dhe politike, duke pasur parasysh aspiratat ku shteti dhe shoqëria jonë synon dhe punon për të arritur. Sigurisht që vjen një propozim i tillë, që u bën nder jo vetëm atyre shtresave jo të pakta që kanë qenë të përndjekura gjatë sistemit komunist, por i bën nder mbarë shoqërisë dhe shtetit shqiptar, dhe e rreshton atë me demokracitë më të çimentuara europiane, ku mbizotërojnë liritë dhe të drejtat inviduale. 

Ai ishte një sistem i tmerrshëm, vdekjeprurës, totalitar, që i shkaktoi Shqipërisë një dëm të jashtëzakoshëm, të papërshkrueshëm, duke përndjekur pothuajse 95 për qind të shqiptarëve. Duke i vendosur në hartën e zezë të popujve më të varfër dhe të persekutuar.  Nuk duhet harruar që u pushkatuan, burgosën dhe internuan pjesa më e madhe e asaj që ishte elita intelektuale, elita kishtare, klerikale, pa dallim, e kombit shqiptar. Duke bërë një shërbim në raport me historinë dhe të ardhmen, është një drejtësi dhe shërbim i mirë që duhet t’i bëhet brezave të rinj për të njohur dëmin e sistemit komunist. Duhet të evitojmë krijimin e një neokomunizmi që shpesh reflektohet në situata dhe kontekste të caktuara kulturore. Brenda pr.ligjit kemi sjell modelin Gjerman dhe Italian që dënojnë krimet e nazizmit dhe fashizmit. Ne e kemi sjellë si model, por sepse të gjithë shqiptarët e dinë që ajo që ndodhi nga viti 45’ deri në 90’ ishte një gjenocid i ashpër ndaj gjithë familjeve shqiptare. Njerëzit që përbënin elitën kulturore dhe intelektuale të vendit ishin persekutuar”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy