Ish-ministri austriak i Financave dënohet me katër vjet burg

Ish-ministri austriak i Financave dënohet me katër vjet burg

Gjykata e Lartë e Austrisë dënoi të martën ish-ministrin austriak të Financave Karl-Heinz Grasser me katër vjet burg, duke hedhur poshtë ankesën e tij kundër dënimit të vitit 2020 lidhur me akuzat për korrupsion.

Gjykata e Lartë e Austrisë mbështeti akuzat për korrupsion të ngritura kundër Grasser, por përgjysmoi dënimin fillestar prej tetë vjetësh të dhënë kundër tij.

Në vitin 2020, një gjykatë më e ulët e shpalli Grasserin fajtor për mashtrim, pranim të dhuratave të paligjshme dhe falsifikimin e provave, në një skandal që përqendrohet në privatizimin e mijëra shtëpive në pronësi të shtetit.

Grasser gjithmonë i ka mohuar akuzat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy