Presidenti Meta: Qytetarët e Kosovës dhanë shembullin më të mirë të demokracisë

Presidenti Meta: Qytetarët e Kosovës dhanë shembullin më të mirë të demokracisë

“Një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë”. Kështu i cilëson Presidenti Ilir Meta zgjedhjet e djeshme që u mbajtën në Kosovë.

Kreu i shtetit përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare uron qytetarët dhe klasën politike, që sipas tij i treguan botës se Kosova është shtet funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritj.

Mesazhi i plotë i Presidentit:

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy