Marrëveshja e arritur dje në mbrëmje mes Kosovës dhe Serbisë nuk është fundi i procesit të dialogut, por fillimi i punës dhe synimi është normalizimi i plotë i marrëdhënieve.
Kështu deklaroi sot zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano.
Është me rëndësi të respektohen marrëveshjet e arritura në dialog, është mesazh që BE-ja vazhdimisht u ka dërguar të dyja palëve. Sa i përket hapave të ardhshëm, pas marrëveshjes që është bërë mbrëmë, është me rëndësi të vazhdohet. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ka thënë se do të ftojë dy liderët në Bruksel, të punojnë e të vazhdojnë punën për normalizim të marrëdhënieve. Sigurisht puna vazhdon. Nuk është fundi i procesit, marrëveshja e arritur është vetëm fillim i punës, me të cilën shpresojmë ta largojmë këtë gjendje të marrjes së vazhdueshme me krize e të kalojmë në një fazë tjetër, të merremi me çështje më të qëndrueshme”.



