Sa terren ka fituar populizmi në Europë? Holandezët bëjnë testin e parë

Sa terren ka fituar populizmi në Europë? Holandezët bëjnë testin e parë

Holandezët u drejtohen sot kutive në votimit për zgjedhjet që janë konsideruar si testi i parë i populizmit në Europë. Ata duhet të zgjedhin mes kryeministrit liberal, Mark Rutte, dhe kundërshtarit të ekstremit të djathtë, Geert Wilders, platforma e të cilit bazohet mbi largimin e Holandës nga BE-ja dhe qëndrimin kundër emigrantëve.

Holanda është e pari shtet evropian që mban zgjedhje për këtë vit, kur klima politike po dominohet gjithnjë e më shumë nga populizmi. Votimi i britanikëve për të dalë nga BE-ja dhe zgjedhja e Donald Trump në postin e presidentit të SHBA-ve kanë krijuar idenë se zgjedhjet mund të rezervojnë surpriza.

Ngritja e ekstremit të djathtë në Europë duket se do të ndikojë jo pak në politikën e kontinentit të vjetër. Holanda bëhet e para që teston forcën e tij. Në muajt e ardhshëm, ajo do të ndiqet nga Franca dhe Gjermania, vende që janë përballur me sfidën e emigrantëve, por edhe me deklaratat e ashpra të politikanëve të ekstremit të djathtë që synojnë fitoren e zgjedhjeve.

Në Francë, Marine Le Pen e Frontit Nacional synon të fitojë zgjedhjet, ndërsa Francois Fillon e ka cilësuar si detyrim të tij ndaj Francës luftën për ta ndaluar ëndrrën e 48-vjeçares të bëhet realitet.

Le Pen, e cila rezulton të jetë fuqizuar në sondazhe, ka bërë të vetat qëndrimet e forta kundër emigrantëve, në një kohë kur në Francë shumë i shohin këta të fundit si problem, për shkak edhe të sulmeve terroriste të vitit të kaluar.

Ndërkohë, një sfidë e ngjashme e pret kancelaren gjermane në shtator. Zgjedhjet në vendet që përbëjnë dy ekonomitë më të mëdha të eurozonës do të përcaktojnë ekuilibrat e politikës së Evropës.

Gjermanët u drejtohen kutive të votimit në 24 shtator për të shprehur vullnetin e tyre në lidhje me një mandat tjetër për Unionin Kristiandemokrat të kancelares Merkel apo mandatin e parë si kancelar për rivalin e saj, Martin Schultz i Partisë Social Demokrate, ish-kreu i Parlamentit Europian.

Gara duket se nuk do të jetë e lehtë për Merkelin, ndërkohë që në vend ka fituar mbështetje edhe e djathta ekstreme. Lëvizja populiste, që në Gjermani ka emrin Alternative für Deutschland (AfD – Alternativa për Gjermaninë) nuk ka shumë gjasa të dalë e para, megjithatë ngritja e saj e ka trazuar paksa politikën gjermane dhe e ka detyruar Merkelin të zbusë paksa retorikën politike. / Gazmira Sokoli /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy