
Meta dhe Berisha nuk mund të përcjellin më mesazh, mund të qëndrojnë në politikë por i ka flakur me kohë histori. Me ta do këndojmë atë këngën në ato maja rripa rripa.
Është ky mendimi i ndarë nga analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live, ku tha se të njëjtët personazhe kërkojnë të riciklohen në jetën politike.
Meta, pavarësisht se thotë do rri 30 vjet, bashkë me Majkon ishin aksidente në histori, dy kryeministra nga 25 vjeç që ditën e parë të firmosjes në bordero kanë punën si Kryeministra.
Përpjekja kapni hajdutin që e bën herë njëri, herë tjetri, është padyshim fatkeqësi. Fakti që ka shumë besoj se aty ka dhe qytetarë të pakënaqur që nuk dallojnë në ngjyrën e partisë.
Ashtu si Berisha edhe Meta që e ka mbyllur me kohë ciklin politik, besoj se këtë cikël e ka mbyllur dhe Rama.
Ajo që më shqetëson është jo kjo histori e tyre, por problem i madh është se Shqipëria në momentin që po flasim është në shumësi krizash të mëdha që për momentin Shqipëria nuk ka mundësi t'i zgjidhë.
Protesta nuk ka asnjë vlerë nëse nuk ka qëllime të caktuara, për këtë arsye nxjerr dufin e njerëzve që janë si ai personazhi i Kadaresë, që janë vetëvrarë dhe janë çjerrë gjithë natën.
Është një Shqipëri në gjumë. Problemi i madh është duke parë edhe qytetarë që nuk janë as me Berishën, Metën dhe Ramën por ankohen për fatkeqësitë e veta janë të lidhur ma një Shqipëri që nuk e di nga po vete, që po prish themelet e si bujqësia, blegtoria etj., që e dyfishon të keqen e vetë me thirrjen në skenë të Berishës dhe Metës.
Ata i ka flakur historia, mund të qëndrojnë në politik.
Nazarko ngriti si shqetësim se elita kombëtare e Shqipërisë nuk ekziston, por se u pa protesta “mjerane” e pedagogëve dhe përgjigja e qeverisë po në mënyrë “mjerane”.
Sipas tij, kjo protestë me përfaqësuesit që ka nuk çon askund.
Ai ngriti si pyetje se çfarë e pengon elitën kombëtare të Shqipërisë të hedhë idetë e veta dhe se ku i ka idetë.
Vijnë vërdallë, pa e kuptuar që ne jemi armiku. Jemi më keq se në vitet ‘80-të. Ata janë ca personazhe ku Berisha është një njeri 80 vjeç dhe duhet të merret me pleqërinë dhe pensionet e veta.
E kanë çuar Shqipërinë 100 herë në humnerë.



