Kurti diskuton me komandantin e KFOR-it mbi sigurinë në Veri të Kosovës

Kurti diskuton me komandantin e KFOR-it mbi sigurinë në Veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi sot një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozcan Ulutas, ku kryetemë e diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit të sigurisë. 

Misioni i NATO-s në Kosovë bën me dije përmes një njoftimi në platformën “X” se “komandanti i KFOR-it ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv me të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in”.

Komandanti konfirmoi se KFOR-i po e monitoron situatën nga afër dhe mbetet i gatshëm të veprojë në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy