Ndryshimet për ligjin për ASH/ Zhupa: Gjithçka bëhet që të garojë sërish Gjinushi. Ligj për interesa personale (VIDEO)

Ndryshimet për ligjin për ASH/ Zhupa: Gjithçka bëhet që të garojë sërish Gjinushi. Ligj për interesa personale (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar mazhorancën se po përpiqet me nxitim të miratojë në seancën e së enjtes ligjin për disa ndryshime në funksionimin e Akademisë së Shkencave, që sipas saj i hap rrugën Skënder Gjinushit drejt një mandate të dytë. Në një komunikim për edicionin e lajmeve në MCN tv, Zhupa, ripërsëriti se ligji po nxitohet të bëhet për ti dhënë mundësi kandidimi Gjinushit, duke i bërë kësisoj shërbim politik atij. “Siç e bëra me dije edhe në deklaratën sot, ishte paracaktuar që ditën e enjte, më 6 korrik, ishte futur në kalendarin e punimeve të kalohej në seancë plenare, Ligji për disa ndryshime në Ligjin për Akademinë e Shkencave, që nuk janë asgjë tjetër vetëm dy ndryshime se si të ketë mundësi Skënder Gjinushi, të marrë mandat të dytë duke qenë se ligji aktual ia ndalon dhe ia pamundëson. Fakti që këtë muaj i mbaron mandati Gjinushit, e bën që shpejtësia me të cilën duhet të veprojë Kuvendi, të jetë shumë e madhe për ti bërë shërbimin politik Skënder Gjinushit, për arsyen e vetëm se në rastëse nuk ndodhin këto ndryshme, ai e ka të pamundur të kandidojë. Deputetja Zhupa thotë se është kundër ligjit që përfaqëson interesa personale e jo publike. "Thellësisht jam kundër ndryshimeve të ligjit, sepse bëhen për ti shërbyer vetëm interesit të Skënder Gjinushit, nuk sjellin asnjë risi për ligjin për Akademinë e Shkencave, përkundrazi zhbëjnë parimet demokratike mbi të cilat është bërë ky ligj që ka vetëm 4 vjet që është miratuar, në mënyrë të tillë që asnjëri të mund të kapte institucionin dhe të kishte rotacion në zgjedhjen e kryetarëve. Edhe nëse do ti kishin dhënë kohë për të dëgjuar grupet e interesit, prap këto ndryshime janë ndryshime që nuk sjellin asgjë për interesin publik". Ajo bëri të ditur se me 10 korrik në Komisionin për Edukim do të raportojnë akademik Artan Fuga dhe të tjerë të cilët kundërshtojnë ndryshimet në ligj dhe besojnë se institucioni i Akademisë është i kapur. "Nuk kam i hyre ne thelb diskutimit ende për projektligjin, sepse kam dashur qe ti leje kohë akademikëve, siç janë Artan Fuga por edhe të tjerë që janë kundër ligjit, për të shprehur pikëpamjet e tyre në komision dhe më pas edhe ne, politikat, komisionet, të mund të raportojnë. Këto ditë u pranua në komision që Fuga dhe anëtar të tjerë të Akademisë të mund të dëgjohen në komision me 10 korrik në Komisionin e Edukimit. Ajo që ata nuk pranuan ishte ballafaqimi, unë kisha kërkuar që në të njëjtën ditë të ishin edhe dy propozuesit e ligjit, Koçi dhe Beqiraj, këtë ata nuk e pranuan se kanë frike nga e vërteta dhe ballafaqimi me Fugën dhe të tjerët që besojnë që aty është kapja e institucionit aty".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy