Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku në ‘MCN Live’ ka komentuar për problemet e bujqësinë në vendin tonë ku u shpreh se situata aktuale në këtë fushë është katastrofike.
Duke ju referuar mollëve në Korçë ai tha se ka ende sasi të mbetura në frigorifer të cilat nuk mund të tregtohen më, ndërsa u shpreh se na ka munguar aksesi në tregjet e eksportit.
Sipas tij ka rënie drastike të eksporteve tona, nuk kemi politika orientuese ndaj tregjeve që kanë vlera financiare të larta dhe se këto tregje aktuale nuk gjenerojnë të ardhura.

Situata e bujqësisë është katastrofike dhe jam munduar gjithmonë të jem optimistë dhe fermerëve të mos i kthehet puna dhe aktiviteti në pesimizëm por është katastrofë dhe nuk ke se kë zonë dhe produkt të analizosh që të mos ketë nota negative.
Ne kishim një vit për Korçën një vit shumë të ulët, të dobët me mollën e Korçës e cila ka akoma sasi në frigorifer që nuk tregtohet dot më.
Kemi tashmë pataten dhe qepën po shesin nën kosto dhe duke iu referuar një nga studimet që unë kam bërë kosto e një kg qepë dhe mollë është 21 lekë, pra nën kosto.
Nga statistikat e rajonit që pash Greqia që është vendi kufitar me ne ka një tregti të qepës konstante, Maqedonia ka rritje të eksportit. Tani pse produkti jonë nuk penetron në tregjet e huaja dhe kjo më bënë mua përshtypje që duhet dhe ta analizojmë. Ajo që na ka munguar është aksesi në tregjet e eksportit sepse ne jemi një vend që kemi eksportuar qepë.
Ka një rënie drastike të eksporteve tona, nuk kemi politika orientuese ndaj tregjeve që kanë vlera financiare të larta sepse tregjet aktuale që kemi nuk gjenerojnë të ardhura të larta.



