Berisha: Kemi një narko-kryeministër që vret shpresën e të rinjve

Berisha: Kemi një narko-kryeministër që vret shpresën e të rinjve

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar një takim me mbështetësit e tij këtë të diel në qytetin e Shkodrës. Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është duke ushtruar pushtet dhe kontroll më shumë se diktatorët e komunizmit.

Sipas Berishës, Rama është duke ushtruar kontroll në polici dhe sipas tij së fundmi dhe ish-kreun e opozitës.

Sot Edi Rama kontrollon shumë më shumë pushtete se diktatori i fundit Ramiz Alia. Ai komandon sot narko parlamentin, narko policinë e shumë më shumë, ka zëvendësuar shtetin ligjon me shtetin e krimit dhe të drogës. Së fundmi ka vendosur në kontroll të plotë ish kreun e opozitës dhe pluralizmin politik shqiptar, jemi në një situatë që vetëm revolucioni dhe guximi juaj i jep përgjigjen më të merituar.

Sot kemi një narko kryeministër që disponon miliarda euro të përfituara në tendera, nga trafiqet e drogës një narko kryeministër që  ka arrestuar 37 mijë qytetarë për çështje civile vetëm për të mbjellë frikë. Kemi një narko kryeministër që bashkëjeton me bandat dhe vendos mbi ne sistemin e patronazhistëve që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria nuk e kanë harruar nga diktatura. Kemi një narko kryeministër që vret shpresën, me shpresën që të rinjtë të largohen, kemi një narko kryeministër që me aleancën trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë e vendos Kosovën në një garë armiqësore.

Kemi një marko kryeministër i cili në 7 muaj me aeroplan privat shpenzon 2.2 milionë euro shpenzime pa asnjë interes, kemi një narko kryeministër që ka vendosur ligje konfiskimesh pronash me të njëjtat standarte si në ’46, u shpreh Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy