Të paktën 163 palestinezë dhe gjashtë oficerë të policisë Izrealite janë lënduar gjatë një përleshje në Jeruzalem. Të plagosurit i konfirmuan mjekët në Palestinë, por edhe policia izraelite.
Numri më i madh i të plagosurve ishte në xhaminë Al-Aqsa ku policia izraelite goditi me plumba gome dhe hodhi granata trullosëse ndaj palestinezëve, të cilët u kundërpërgjigjën me gurë dhe shishe.
Tensionet janë rritur pasi Izraeli pretendon dëbimin e palestinezëve në këtë zonë, që sipas tyre është koloni hebreje. Ndërkohë Gjysmëhëna e Kuqe ka hapur një spital në fushë për të mjekuar të plagosurit.
Kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit është një nga vendet më të respektuara të Islamit, por vendndodhja e tij është gjithashtu vendi më i shenjtë në Judaizëm, i njohur si Mali i Tempullit.



