Buxheti i Bashkisë Elbasan, Madhi: Shpërndarja është bërë në mënyrë klienteliste. Paratë kanë shkuar më së shumti për pagat

Buxheti i Bashkisë Elbasan, Madhi: Shpërndarja është bërë në mënyrë klienteliste. Paratë kanë shkuar më së shumti për pagat

Buxheti i Bashkisë së Elbasanit për vitin 2026 është miratuar vetëm me votat e mazhorancës. Në seancën e Këshillit Bashkiak, 26 këshilltarë votuan pro, ndërsa 8 votuan kundër.

 

Buxheti i ardhshëm arrin në 4 miliardë e 13 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 6% krahasuar me vitin 2025.

 

Doris Madhi, anëtare e Këshillit Bashkiak të Elbasanit tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se shpërndarja e parave është bërë në mënyrë klienteliste. 

 

Sipas Madhit rritja e akorduar e buxhetit do të shkojë vetëm për pagat dhe jo për investimet. 

 

Buxheti ka një rritje shumë të vogël, krahasimisht me vitin e kaluar. Ka një rritje prej 6% dhe kjo rritje do i dedikohet rritjes së mëtejshme të pagave të administratës duke qenë se në buxhetin e miratuar do të ketë rritje të pagës minimale nga 40 në 50 mijë lekë  të reja. Bashkia Elbasan ka marrë parasysh këtë rritje dhe do të shkojë për të mbuluar fondin e pagave dhe sigurimeve të punonjësve, që është rritur me vitin e kaluar. 

Shpërndarja e parave është bërë në mënyrë klienteliste. Nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve. Elbasani është në kushtet e mesjetës sa i përket kushteve infrastrukturore. Janë investime jo të reja, por transferohen si investime të mbartura nga investimet paraardhëse. 

 

Vazhdojnë dhe akordojnë 550 milionë lekë që shkojnë për inceneratoritn çdo vit, pavarësisht se nuk ekziston, apo kontrata ka rezultuar abuzive sa kohë nuk funksionojnë hallkat e menaxhimit. Inceneratori është fushë që vijon e grumbullon media. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy