Njihuni me baterinë ideale për smartphone-t

Njihuni me baterinë ideale për smartphone-t

Një ndër problemet më të mëdha me të cilat hasen përdoruesit e smartphone-ve në të gjithë botën është jetëgjatësia e baterisë.

Jo vetëm që bateria bie shumë shpejt (zgjat maksimumi disa orë), por kërkon edhe shumë kohë për t’u rikarikuar, duke e degraduar atë me kalimin e kohës.

Ky problem mund të marrë fund një ditë, falë kërkuesve të Universitetit të Floridës Qendrore (UFC), të cilët kanë mundur të krijojnë një prototip të një baterie superkondensator, në gjendje të ruajë më shumë energji dhe të karikohet më shpejt.

Sipas dr. Nitin Choudhary në UFC, me teknologjinë ju do të mund ta karikoni baterinë e celularit tuaj në vetëm pak sekonda. Për më tepër, bateria mund të karikohet më shumë se 30.000 herë dhe të mos degradohet.

Megjithatë, mos u gëzoni para kohe, pasi teknologjia është në një fazë zhvillimi. Do të duhet ende shumë kohë deri sa ajo të jetë gati. Por kjo na jep shpresë që vuajtjet e përditshme të karikimit të telefonave dhe mbetja pa bateri në mes të ditës do të marrin fund.

Teknologjia e re, për të cilën po punojnë kërkuesit e UFC, mund të përdoret në shumë sektorë. Natyrisht smartphone-t e tablet-ët janë të parët që na vijnë ndër mend, por teknologjia e re e baterisë mund të japë një ndikim të madh në sektorin e makinave elektrike, duke përmirësuar gamën e tyre dhe duke i karikuar në vetëm pak minuta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy