S’ka marrëveshje për mbylljen e administratës, shtyhet votimi në Senatin amerikan

S’ka marrëveshje për mbylljen e administratës, shtyhet votimi në Senatin amerikan

Senati amerikan do të votojë në mesditë (ora 06:00 pasdite në Shqipëri) për revokimin e mbylljes së administratës, në fuqi që prej mesnatës së të shtunës. Mbyllja e administratës, një masë që njihet në SHBA si government shutdown, është reduktimi në minimum i shërbimeve të administratës federale kur nuk gjendet konsensusi për buxhetin.

Kjo masë është aplikuar prej tre ditësh. Një mbledhje mes demokratëve dhe republikanëve mbrëmë pas mesnatës (ora 07:00 në Shqipëri) lidhur me këtë çështje nuk përfundoi me konsensus. Lideri i minorancës demokrate në Senat, Chuck Schumer, njoftoi se pavarësisht bisedimeve që zgjatën një ditë të tërë, nuk është arritur marrëveshja që anulon mbylljen e administratës dhe i hap rrugë nisjes së punës në fillim të javës.

Mbledhja e Senatit është shtyrë për orët e ardhshme. Pritet që në të të votohet një masë për shpenzime të përkohshme, që në rastin më të mirë lejon rihapjen e administratës deri në 8 shkurt. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy