Gjergji Caca, arkitekt, dhe Geron Gunbardhi, anëtar i Këshillit Bashkiak, Vlorë, analizuan në studion e MCN Informacion mbi zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Gunbardhi u shpreh se kjo zhvendosje ka për qëllim përqendrimin e korrupsionit në qendër, ndërsa Caca u shpreh se centralizimi i shërbimeve nuk zgjidh asgjë.
Geron Gunbardhi
Nuk është habi që një nga zyrat më hajdute të Vlorës të shkojë në Tiranë te kryehajdutët. Qyteti i Vlorës ka shumë institucione që kanë shkuar në Fier. Vlora po aneksohet. Çdo gjë është e komanduar. Nuk duan t’u humbë asnjë lek nga korrupsioni. Habia më e madhe është që Kadastra në jo më shumë se 1 vit janë investuar 3.6 milion euro. Përveç spostimit të punonjësve janë hedhur 3.6 milionë euro. Qytetarët nuk kanë marrë zgjidhje as aty, as në Tiranë. Ka një vit që shumë punonjës venë e vijnë në Tiranë. Si mund ta bësh këtë përditë me një rrogë 500-600 mijë lekë të vjetra.
Pse nuk ikin drejtorët e Skraparit e Përmetit? Se nuk ka interesa. Vlora ka Dhërmiun. Çdo tokë ka tre pronarë. Janë gjëra të dukshme dhe të evidentueshme. Gjithmonë Hipoteka ka pasur probleme. Por këto çudira që këtu nuk gjen më dosjet nuk i ke dëgjuar. Të gjitha përgjigjet negative janë të tipit “të mungon një dokument”, për një gjë që ti e ke dorëzuar.
Gjergji Caca
Kadastrën, njësoj si ujësjellësin, nuk e zgjidh dikush i rënë nga qielli. Kadastra është një regjistër ku shënohen prona. Fizikisht nuk të zgjidh punë. Po të funksiononte, në bazë të e-Albanias mund të merrje shumë mirë shërbimin. Por shpesh sheh online disa përgjigje injorante.
Pjesa tjetër lidhet me drejtorët që iknin. Tjetër është që qytetet nga decentralizimi po centralizojnë shërbimin. Nuk zgjidhet asgjë me centralizim. Në qoftë se kryeministri po i bën të gjitha këto role, hajt t’i japim këto rroga dhe t’i bëjë. Centralizohet çdo gjë. Pjesa tjetër që unë shoh problem është se Agjencia e Kadastrës funksionon mbi një ligj të 2018, është na varësi të km dhe ka një bord që merr vendime. Çfarë thotë ligji?



