Haradinaj si Thaçi: Vota e Kosovës në OKB për Jeruzalemin do të shkonte pro Trumpit

Haradinaj si Thaçi: Vota e Kosovës në OKB për Jeruzalemin do të shkonte pro Trumpit

Duket se krerët e shtetit të Kosovës janë në një mendje kur thonë se vota e Kosovës në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, do të ishte në të njëjtën linjë me SHBA-të.

Pas presidentit Thaçi edhe kryeministri Haradinaj është shprehur se Kosova do të votonte si SHBA për këtë rezolutë.

“Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB”, deklaroi Haradinaj për RTK, kur u pyet se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit.              

Këtë muaj, Presidenti amerikan Donald Trump, njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Por, kjo deklaratë u kundërshtua nga shumica e shteteve në OKB, përfshirë edhe Shqipërinë e cila iu bashkua 128 vendeve duke kundërshtuar vendimin e presidentit Trump.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk e komentoj vendimin e Shqipërisë në OKB, por kujtoi ndihmën e shtetit dhe lobit izraelitë në çlirimin e Kosovës.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy