
Drejtuesja e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici tha në studion e MCN Live rishikimi i reformës territoriale është një proces që kërkon kohë dhe shtoi se problematikat gjatë këtyre viteve janë parë tek pjesa admininistrative dhe ligjore dhe jo tek ndarja territoriale. Duke vijuar shpjegimin e saj Farrici tha se targeti i politikës është që të futen në zgjedhjet e ardhshme me reformën e korrigjuar.
Po kërkohet të rishikohet kjo reformë, dhe të rishikohet në këndvështrimin se çfarë nuk funksionoi. Është proces që kërkon kohë pavarsisht se e kemi të limituar, mendoj se do të jetë proces cilësor dhe jo vetëm sasior pasi nëse ndjek ecurinë e komisionit është një proces konsultimi me aktorë të shoqërisë civile. Do ketë dëgjesa me Bashkitë, me instutucionet. Kjo ekpertizë dhe dëgjesa do të cojnë në shkaqet e mosfunskionimit dhe korrigjimit dhe të kemi një reformë gjithëpërfshirëse. Reforma u bë e njëanshme në 2014 dhe në reformat e mëdha është e domosdoshme gjithpërfshirja.
Procesi është i kushtuzuar, koha është e kushtuzuar, targeti i politikës është që të futen me reformën e korrigjuar në zgjedhjet e ardhshme. Nuk e di si do shkojë, ndoshta do shkojmë drejt asaj që t'i lihet kohë, është pjesë e vendimarrjes politike dhe jo e ekpertëve. Problematikat kanë çaluar tek pjesa administrative dhe ligjore dhe jo tek ndarja territoriale.
Ne si ekspertë themi që koha nuk është e mjaftueshme pasi nuk ka një studim të mirfilltë në funskion të kësaj inciative. Studimi do të ofronte se cilat ishin funksionet, objektivat dhe sa janë realizuar. Ne kemi analiza sektoriale. Trajtohen aspekta të veçanta dhe nuk kemi analiza të mirfillta që trajtojnë të gjitha aspektet.
Po mundohemi të tërheqim studimet e bëra në mënyrë që të kemi një përfundim. Koha është e limitur për të arritur në një rezultat konkret. Nuk mund të jetë e mjaftueshme 3 muaj, pasi nuk ka qenë një studim 2-vjeçar që të shihet si mund të rikonstrukohen bashkitë.
Nuk mendoj se është proces i mbyllur, kam qenë gjithë kohës në komision, ajo që më jep shpresë është që diskutimet më shumë foksuohen te pjesa cilësore, askush nuk ka përmend sa bashki duhen.
Çfarë nuk ka funksionuar dhe pse këto janë pyetjet që ngrihen.
Reforma e 2014 ka qenë proces ku donatorët janë investuar dhe janë investuar dhe këto 7 vite. Duhet të jetë në fokus të mos humbasë, do shohim ku cedoi dhe ta korrigjojmë. Nuk e shoh si reformë të re, por si korrigjim.
Çdo reformë në procesin e impelmentimit has vështirësi dhe ka nevojë për korrigjime cdo 5 vjet. Një reformë kaq e madhe kërkon më shumë se 7 vite. Nuk mendoj se do humbasë investimi i donatorëve.
Shumë probleme adresohen përmes ligjit. Kërkohet fuqizimi i administratorëve, këtë mund ta bësh me ndryshim në ligj gjë q¡ nuk kërkon ndarje të bashkive.
Procesi i decentralizimit të shoqërohet me ndryshime ligjore.
Farrici tha gjithashtu se rishikimi i kësaj reforme mos të shihet në aspektin sesa vota do të prodhohen. Duke vijuar më tej ekspertja tha se qarqet janë një nivel i dobët dhe jo funksional dhe se duhet të shkohet drejt qartësimit të funksionit të qarkut.
Shpresoj që ky rishikim të mos shihet në aspektin se sa vota prodhohen. Të shihet në funskion të asaj si mund ta orientojmë më mirë shërbimin drejt qytetarëve.
Problemi i qarqeve. Qarqet është një nivel i dobët, nuk janë funskionale, nuk kuptohen funksionet reale. Duhet të shkohet drejt qartësimit të funksioneve të qarkut. Ka ide për shkurtime të qarqeve, por kjo do kërkonte ndërhyrje në kushtetetutë dhe ligjin zgjedhor.
Do t’i bënte mirë Shqipërisë të ishte me dy nivele por jo me këtë format.
Qytetarët kanë marrë shërbim të përmirësuar dhe kritikët më të mëdhenj thonë që ka përmirësime të shërbimit, të menaxhimit nëpër bashki, dhe në drejtim të financave. Këtë gjë e tregojnë dhe financat. Dhe studimi i Co Plan tregon trendin në rritje të investimeve të bashkive.
Problemi që ngrihet nëse invetimet janë vetëm në zonat rurale apo vetëm në urbane. Bashkitë e vogla gjenerojnë shumë pak të ardhura.
Standardi do të jetë të kemi standarde minimale kombëtare për Bashkitë dhe të jenë të detyrueshme.
Qyetetarët presin që bashkitë e tyre të jenë më të fuqishme ekonomikisht, dhe të rritet standardi i shërbime. Ka përmirësime, por përsa kohë po e shohim, fokusi të jetë se çfarë nuk ka vajtur mirë dhe të korrigjohet.
Ekspertja tha më tej se Tirana duhet të trajtohet me status të veçantë ashtu sikurse ndodh dhe në vendet evropiane. Duke vijuar më tej logjikën e saj, Farrici tha se nuk mund ta krahasojmë Tiranën me bashkitë e tjera në të gjitha këndvështrimet dhe shtoi se kryeqyteti ka mundësi ndarje një pjesë rurale.
Tiranën e shoh si super bashki. Bashkia e Tiranës ka nevojë për ndonjë ndarje. Por Tirana duhet të trajtohet me status të veçante, si në shumë vende të tjera.
Nuk mund të kemi bazë krahasuese të bashksië së Tiranës me bashkitë e tjera.
Mendoj që ka mundësi ndarje një pjesë rurale. Jam kundër ndarjes në zonë rurale, zonë urbane, mbase Tirana ka hapësirë për këtë gjë.



