Video/ Kundërshtojnë paketën fiskale, fermerët e Lushnjës në protestë (VIDEO)

Video/ Kundërshtojnë paketën fiskale, fermerët e Lushnjës në protestë (VIDEO)

Fermerët e Lushnjes kanë dalë ditën e sotme në protestë kundër projektbuxhetit të qeverisë, i cili nuk favorizon veprimtarinë e tyre bujqësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forca të shumta të policisë për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa prezentë duket edhe policia rrugore që po ndihmon në qarkullimin e mjeteve, në mënyrë që të mos paralizohet trafiku.

Protestuesit kundërshtojnë vendosjen e TVSH 10% për inputet bujqësore dhe për heqjen e kompensimit 6% për ta. Ky projektbuxhet nuk ka parashikuar asnjë lloj ndihme dhe subvencioni për ta.

Fermerët janë ta pajisur me pankarta ku tregojnë qartë kërkesat e tyre dhe arsyet e kësaj proteste.

 

“Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg.

-Instrument për formalizim.

-Instrument zhvillimi jo përkrahje sociale.

-Lufton korrupsionin dhe burokracinë

-Stimulon suksesin, lufton parazitizmin

-Garanton efektshmëri të shpenzimit

-Zero kosto implemtimi.

Ndërkohë që protesta është shoqëruar edhe me tension e përplasje në mes të fermerëve të shumtë, por edhe të policisë së madhe në numër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy