
Eduart Prodani, ish-sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së, riktheu në vëmendje përballjen e të ndjerit Bashkim Fino me Armando Dukën për kreun e FSHF-së disa vite më parë. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Prodani shpjegoi mekanizmin që çoi Finon në humbje dhe i dha mandatin e pestë Dukës.
Kandidonte dikur Fino. I humbi zgjedhjet, por në atë kohë 8 shoqatat nuk ishin regjistruar në gjykatë. Federata tha se është në rregull që votuan. Bashkimi i humbi zgjedhjet. Kur Federata me Asamble merr vendime, ato regjistrohen në gjykatë. E mori një gjyqtare dhe meqenëse i dinte, tha: ndal, ça janë këto 8 subjekte të paregjistruara? Çfarë ndodhi? Ndërruan gjyqtarin.



