Vjerdha: Mbi 3300 të punësuar në shtet në gjashtë muajt e parë, dyshime për përdorim në fushatë

Vjerdha: Mbi 3300 të punësuar në shtet në gjashtë muajt e parë, dyshime për përdorim në fushatë

Aktivisti Kolindo Vjerdha nga Qëndresa Qytetare thotë se shifrat tregojnë që në gjashtë muajt e fundit nga janari deri në qershor, ka patur një rritje prej 3300 punonjësish në administratën shtetërore.

Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se tematika kryesore ka qenë një administratë e fryrë, e cila është anatemuar, pasi quajtur një administratë që është përdorur gjatë fushatës.

Sipas tij, në periudhën zgjedhore nuk duhet të kishte punësime në administratë dhe ky është anatemimi që i bëhet punësimit në shtet, pa nënvlerësuar edhe kostot që shtohen.

Ajo që duhet të diskutojmë është produktiviteti. Kjo administratë e fryrë a sjell efektivitet në dhënien e shërbimeve se buxheti i shtetit po shpenzon më shumë, pagat janë rritur gjë që rrit dhe kostot në zërat buxhetor. 

Rritja e shpenzimeve vetëm për pagat ka shkuar 20% në buxhetin e shtetit, ndërsa të ardhurat janë rritur vetëm 6.7%. 

Nuk kemi një administratë efektive dhe efiçente në punë dhe ky është raporti që duhet të diskutojmë. Kemi shkuar në një raport ku 1 në 12 individë punojnë në shtet. 

Sektori privat rritjen e pagave e bën në mënyrë graduale. Ndërsa rritja e pagave në shtet gjatë vitit 2024 u bë pas një mungese të gjatë që nuk ishte ndërhyrë, prandaj ishte aq e lartë, shto edhe rritjen e çmimeve. 

Punëdhënësi më i madh sot është shteti, por problemi është a performojnë më mirë se sa të punësuarit në sektorin privat dhe taksat që paguajmë a na kthejnë mbas në të mira dhe shërbime.

Në gjashtë muajt e parë të vitit kemi rritje prej 3300 punonjësish në administratë, çka hedh hije dyshimi se administrata përdoret si një aset shtesë për qeverinë që përdoret si aset elektoral. 

Ky është një shqetësim i vazhdueshëm, që ka ndodhur dhe në vitet e mëparshme. Administrata shtetërore përdoret për qëllime politike.

Efiçenca e ulët në këtë numër të lartë punësimesh, tregon se një pjesë e mirë e këtyre punësimeve ngrenë dyshime se kemi të bëjmë me qëllime politike dhe elektorale dhe nuk kemi nevojë të bëjmë zgjedhje në vijim, për sa kohë që mund ta bëjmë me listë-prezencë të administratës shtetërore. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy